Plagoset me kapsollë 12 vjeçari në Lezhë, niset me urgjencë në spital

Një fëmijë 12 vjeç  është plagosur ditën e sotme me lëndë piroteknike, kapsoll në fshatin Markomataj të Lezhës.

Mësohet se i mituri ka marrë dëmtime në fytyrë gjatë ndezjes së kapsollës dhe është dërguar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së 12 vjeçarit, ndërsa Policia ka nisur hetimet.


Shtuar 4.01.2023 17:07