Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Itali pas një sherri me dy vëllezër të komunitetit rom. Ngjarja ka ndodhur sot në Casilincontrada, mes Casalones dhe Castelverdes.
Mediat në Itali shkruajnë se dy vëllezërit rom u konfliktuan me shqiptarin 26-vjeçar dhe më pas e plagosën në fyt, por ende nuk dihet shkaku.
Ai ndodhet në spital, dhe gjendja e tij është kritike./albeu.com