Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në në Fushë-Mëzez në Tiranë ku një 15-vjeçar dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu bëhet me dije se shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.