Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, brenda një picerie. I mituri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.