Plagosen me armë zjarri tre persona në Prishtinë, policia jep detaje mbi ngjarjen

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Prishtinë, Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Gazetën Express.

Të plagosurit në ngjarjen e ndodhut në lagjen Lakrishte dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa po punohet për kapjen e dy autorëve të dyshuar.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.


Shtuar 20.10.2023 20:44