Plagosën 50-vjeçaren në Fier, shpallen në kërkim babë e bir (EMRAT)

Plagosën 50-vjeçaren Suzana Mernica, shpallen në kërkim babë e bir në Fier, Afrim dhe Ali Cimili.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sulaj, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”.

Nga hetimet paraprake, Policia e Fierit bën të ditur e “autorë janë shtetasit A. C., 66-vjeç dhe A. C., 23- vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim”.

“Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve”.

Fier/Informacion paraprak

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.


Shtuar 9.04.2025 15:24