Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë sot nën hetim zyrtarisht nga SPAK, pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të një institucioni shtetëror disa muaj më parë.
Sipas informacionit të publikuar, Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale:
-Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
-Neni 333/a – Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal
-Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij.


