Pjesë e samitit në Madrid, Rama: Sot me shumë se kurrë vendet e NATO-s qëndrojnë krah njëra – tjetrës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhet në Madrid ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, i cili ka nisur prej dy ditësh dhe përfundon sot.

Kreu i qeverisë ka shpërnndarë në rrjetin sociak “Facebook” një video me fjalët e Presidentit Harry Truman për themelimin e kësaj aleance.

Në këtë postim Rama shkruan se sot më shumë se kurrë vendet e NATO-s qëndrojnë krah njëra-tjetrës.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë mesazh bashkimi të vendeve të NATO-s që sot më shumë se kurrë qëndrojnë në krah të njëra tjetrës, në aleancën më të fuqishme ushtarake, ku edhe Shqipëria jep kontributin e saj, ju uroj një ditë të mbarë? /albeu.com