Kryeminstri Edi Rama është pritur me protesta për takimin e tij me diasporën.
Protestuesi Enkelejd Omi u shpreh se kryeministri është turp i shtetit i cili prej vitesh ka detyruar pjesën më të madhe të popullit që të largohet nga vendi i tyre.
Ndër të tjera, ai ka treguar edhe një incident të pakëndshëm që ka ndodhur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, i cili për të acaruar ata që ishin në protestë ka shkuar duke i ofenduar e është dashur ndërhyrja e policisë që ky i fundit të largohej.
‘Patëm një debat me kryetarin e bashkisë Lezhë që erdhi duke acaruar shqiptarët duke i sharë e ofenduar këtu e kuptoj se sa të ultë janë e deri ku kanë arritur’- u shpreh qytetari.
‘Ai person është turpi i të gjithë shqiptarëve edhe çuditem për shumë shqiptarë të cilët kanë ardhur sot këtu edhe kanë hyrë brenda dhe është turp, turp duke ditur vuajtjet e shqiptarëve dhe gjendjen e Shqipërisë momentalisht.
Jam shumë i çuditur që shoh sot disa shqiptarë këtu dhe mund të jenë dikur te 300 veta aktualisht, dhe një pjesë e tyre kanë ardhur nga Shqipëria dhe sillen prej 3 ditësh nëpër rrugët e Londrës.
Patëm një debat me kryetarin e bashkisë Lezhë që erdhi duke acaruar shqiptarët që ishim në protestë dhe erdhi policia e largoi.
Besoj se ka pasur edhe filmime, sepse erdhi deri afër nesh duke na sharë e ofenduar dhe këtu e kuptoj se sa të ultë janë e deri ku kanë arritur’