Një nënë tregoi historinë prekëse të djalit të saj 20-vjeçar i cili humbi jetën pasi piu një shishe vodka.
Mediat britanike shkruajnë se ngjarja ka ndodhur tetorin e shkuar në Britani. Mikey Cunniffe vdiq teksa ishte mbledhur me shokët për të parë video në YouTube.
Përkundër përpjekjeve të shokut të tij më të mirë për ta shpëtuar, ai ra në gjumë dhe nuk u zgjua më kurrë, ndërsa një mjek më vonë gjykoi se ai kishte vdekur pasi ishte helmuar me alkool.
Sakaq, nëna e Mikey Chrisie Yates ka ndarë historinë me publikun për të paralajmëruar të rinjtë e tjerë se alkooli mund të jetë shkatërrues.
“Ai po shijonte jetën. Kishte kaluar një natë të bukur me miqtë e tij. Shkoi për të fjetur dhe nuk u ngrit më, por të paktën nuk pati dhimbje. Ishte një djalë i mbarë, i zgjuar dhe me këmbë në tokë. Ishte shumë zemërgjerë…”, tha nëna e tij mes të tjerash.
20-vjeçari ishte student i vitit të dytë të inxhinierisë mekanike në Universitetin Metropolitan të Mançesterit.
Ai gjithashtu fliste Spanjishte Italisht, dhe i pëlqenin artet marciale dhe vallëzimi i salsës.