Pitbulli sulmon 11-vjeçarin, merr lëndime të rënda në kokë

Greqi- Një nxënës 11-vjeçar është sulmuar nga një qen piti bull mesditën e së enjtes në Artemisa.

Sipas informacioneve të EL.AS-it, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 19:00 të pasdites teksa fëmija po lëvizte me biçikletë pranë shtëpisë së tij.

Qeni sulmoi të miturin, e kafshoi në këmbë, e hodhi nga biçikleta dhe më pas e kafshoi në kokë dhe qafë.

11-vjeçari u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Spatës dhe me ambulancë në Spitalin “Aglaia Kyriakou”, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pasi përveç gërvishtjeve dhe plagëve në fytyrë dhe këmbë, dhëmbi i qenit i ka shpuar dhe kafkën./albeu.com


Shtuar 30.10.2023 09:19

Tags: ,