Pique baba për herë të tretë? Fotografitë e të dashurës së re “ngjallin” dyshime

Ndarja e Gerard Pique me Shakirën bëri bujë në media javët e fundit, teksa menjëherë lojtari i Barcelonës ka nisur një romancë të re me Clara Chia Marti.

Kjo romancë po bën xhiron e botës, teksa 23-vjeçarja e bëri që Pique të zëvendësojë shumë shpejt Shakirën.

Çifti i ri bëri debutimin e tyre zyrtar në dasmën e disa miqve në Costa Brava. Shumëkush nuk mund të mos vinte re barkun e dyshimtë të Clara, e cila kishte veshur një fustan të gjatë me vija për këtë rast. Zgjedhja për të përdorur pak “make-up” pavarësisht rëndësisë së ngjarjes ngjall gjithashtu dyshime.

A është shtatzënë e dashura e re e Pique? Shumë përdorues kanë analizuar edhe disa foto të vjetra të 23-vjeçares në rrjetet sociale, ku ajo dukej më e hollë se sot. Clara fsheh një sekret të ëmbël dhe për këtë arsye Piqué ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen e saj të re?!

Për momentin as konfirmim dhe as mohim. Për vajzën do të ishte trashëgimtari i parë, ndërsa mbrojtësi i Barcelonës tashmë është babai i Milan dhe Sasha, përkatësisht 9 dhe 6 vjeç nga Shakira.

Këngëtarja kolumbiane nuk do të kishte reaguar mirë ndaj fotove të Piqué dhe Clara. Sipas burimeve pranë 44-vjeçares, Shakira nuk do të kishte qenë kurrë aq e trishtuar dhe e dëshpëruar sa në këtë periudhë.