Të paktë janë ata që nuk e nisin ditën me një filxhan kafeje. Por, një pjesë e madhe konsumojnë gjatë gjithë ditës kafe. Ngjan sikur të motivon, por kafeja ka ndikim të madh në shëndet. Këto janë disa pasoja:
Dhimbje në stomak
Kafeina mund t’ju ndihmojë që të zgjoheni nga gjumi, por të konsumosh një filxhan me stomak bosh, sjell pasoja për stomakun tuaj.
Probleme me gjumin
Nëse do të konsumoni kafe gjatë orëve të pasdites apo në mbrëmje, punët me gjumin nuk do t’i keni të mira.
Varësi
Nëse jeni konsumues i rregullt i kafesë, në rast se vendosni që për një kohë të mos e pini, atëherë trupi juaj nuk do të reagojë mirë. Kështu do të keni dhimbje koke, nuk do të jeni të motivuar dhe do të ndjeheni të lodhur.