“Pilotët” që rrezikojnë të vrasin pushuesit në det, nga Vlora në Shëngjin, sekuestrohen 6 Jet Ski dhe një skaf

Shtatë mjete lundruese janë sekuestruar sot nga policia në bregdetet nga Vlora në Shëngjin. Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar 6 Jet Ski dhe një skaf, pasi u konstatuan paligjshmëri.

Tre drejtues të mjeteve lundruese  Jet Ski u kapën duke bërë manovra të rreziksme në zonën e përcaktuar për pushuesit në plazhin e Kunes në Shengjin. Ata u ndëshkuan me gjobë 100 mijë lekë secili.

Janë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj secili  2 drejtues mjetesh lundruese që u konstatuan në Dhërmi dhe në Vlorë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afateve ligjore në fuqi.

Gjithashtu ndëshkohen me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, 2 drejtues të tjerë mjetesh lundruese që u konstatuan në Shëngjin dhe në Durrës, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bordin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të hapësirës detare, në periudhën maj-qershor 2023, kanë sekuestruar 48 mjete të ndryshme lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, si dhe kanë proceduar me masa administrative, drejtuesit e tyre.

Kujtojmë se verën e kaluar një e mitur mbeti e vrarë në plazhin e Himarës për shkak se u godit nga një skaf.

Njoftimi i policisë

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin
Vijon monitorimi i hapësirës detare, për zbatimin e rregullave të lundrimit nga drejtuesit e mjeteve lundruese.
Monitorimi nga toka dhe nga deti, për të garantuar sigurinë e pushuesve.
Nga Vlora në Shëngjin, sekuestrohen 7 mjete të tjera lundruese (6 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi u konstatuan në paligjshmëri.
✅U konstatuan duke bërë manovra me mjete lundruese Jet Ski, në zonën e përcaktuar për pushuesit, në plazhin e Kunes, në Shëngjin, ndëshkohen me masë administrative 100 000 lekë të rinj secili, 3 shtetas.
✅Ndëshkohën me masë administrative 20 000 lekë të rinj secili, 2 drejtues mjetesh lundruese që u konstatuan në Dhërmi dhe në Vlorë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afateve ligjore në fuqi.
✅Ndëshkohen me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, 2 drejtues të tjerë mjetesh lundruese që u konstatuan në Shëngjin dhe në Durrës, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bordin e mjetit lundrues.
-Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të hapësirës detare, në periudhën maj-qershor 2023, kanë sekuestruar 48 mjete të ndryshme lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, si dhe kanë proceduar me masa administrative, drejtuesit e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet për monitorimin e zonave ku lundrojnë mjetet lundruese dhe për verifikimin e dokumentacionit që nevojitet për përdorimin e tyre.
Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar 7 mjete lundruese (6 Jet Ski dhe 1 skaf), konkretisht: 1 në Dhërmi, 1 në Vlorë, 4 në Shëngjin dhe 1 në gjirin e Lalzit, Durrës.
Drejtuesit e 3 mjeteve lundruese Jet Ski u ndëshkuan secili më masë administrative 100 000 lekë të rinj, pasi janë konstatuar duke bërë manovra me këto mjete, në zonën e përcaktuar për pushuesit, në plazhin e Kunes, në Shëngjin.
Për drejtuesin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Vlorë dhe për drejtuesin e mjetit lundrues skaf që u sekuestrua në Dhërmi, u vendosën respektivisht masat administrative 20 000 lekë të rinj, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte kryer procedurat e regjistrimit të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar në ligj.
Për përdoruesin e mjetit tjetër lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Shëngjin dhe për pronarin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në gjirin e Lalzit, Durrës, u vendosën respektivisht masat administrarive 10 000 lekë të rinj, pasi gjatë kontrollit u konstatua se ata nuk kishin në bord, dokumentacion e nevojshëm për lundrim.
Shërbimet e Policisë Kufitare do të vijojnë kontrollet gjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e dokumentacionit të mjeteve lundruese dhe të zbatimit të rregullave të lundrimit, nga përdoruesit e këtyre mjeteve.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që për çdo rast paligjshmërie që lidhet me përdorimin e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor./albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 15:53