Këtë të mërkurë, për shkak të motit të keq, autoritetet lokale kanë vendosur pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat e Gjirokastrës.

Në pjesën më të madhe të qytetit ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë mjete të rënda për largimin e tyre. Për momentin, reshjet e shiut kanë ulur intensitetin.
Niveli i lumit Vjosa në Memaliaj, ka shkuar në 6.5 metra. Nga bashkitë e tjera të qarkut, deri tani, nuk raportohen situata emergjente.
Ndërkohë, raportohet se aksi nacional Gjirokastër–Kakavijë, është i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat.
Në vendngjarje janë punonjësit e firmës mirëmbajtëse, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Gjithashtu, ka bllokim të rrugës Gjirokastër–Valare, në vendin e quajtur Ura e Aznakut.
