Pësoi atak kardiak mes fushës, Eriksen do t’i nënshtrohet operacionit për t’i vendosur defribilator në zemër

Janë zbuluar të reja në lidhje me shëndetin Christian Eriksen i cili pësoi atak kardiak në ndeshjen e parë të Euro 2020  mes Danimarkës dhe Finlandës.

Burimet e mediave të huaja bëjnë me dije se pas atakut kardiak të pësuar, mesfushori i Danimarkës, tashmë do i nënshtrohet një operacioni në zemër.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Federata e Danimarkës, ka njoftuar se pas testeve të zemrës të kryera, Eriksen tashmë do ketë një operacion, ku në zemër do i vendoset një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin në zemër.

“Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës, është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të ritmit. Christian ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim.

Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Christian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, shkruhet në komunikatë.

Çfarë është ICD?

Ajo vendoset nën lëkurë. Telat e hollë lidhen me ICD-n dhe zemrën. Nëse zbulohet një ritëm jonormal i zemrës, pajisja do të jap një goditje elekrike për t’ia rikthyer rrahjet normale. /albeu.com/

 

 


Shtuar 17.06.2021 11:38