Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës (EMRI)

Personi që shihni në foto, është oficeri i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, që humbi jetën pas një arresti kardiak, teksa po drejtonte automjetin në autostradën “Tiranë–Durrës”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 45-vjeçari, ka pësuar arrest kardiak gjatë lëvizjes me mjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin e automjetit. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas raportimeve, Biba ishte me origjinë nga Kodër Rrësheni dhe shërbente si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës. Ai jetonte prej disa kohësh në Durrës me familjen e tij.

“Në autostradën ‘Tiranë-Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi Policia e Shtetit.


Shtuar 10.02.2026 15:07