Peshkim i paligjshëm në liqenin e Shkodrës, policia i sekuestron peshkun 29-vjeçarit dhe e vë nën hetim

Policia ka nisur hetim për peshkatarin 29-vjeçar I cili peshkonte në mënyrë të paligjshme në ujërat e liqenit të Shkodrës. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale i janë sekuestruar pajisjet e peshkimit dhe peshku që kishte kapur.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohet 1 rast i veprës penale “Peshkimi i ndaluar”, procedohet penalisht 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin F. M., 29 vjeç, banues në Koplik, pasi në vendin e quajtur “Flakë”, në ujërat e liqenit të Shkodrës, në varkën e tij janë gjetur pajisje të ndryshme për peshkim dhe një sasi peshku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”./albeu.com