Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u konfirmuar si një prej talenteve më të mëdha që ka nxjerrë ndonjëhere shtanga shqiptare.
Carja është shpallur kampione e trefishtë në Kampionatin Europian për moshat U-17, aktivitet që po zhvillohet në Madrid dhe këtë e ka bërë me një perfomancë të pabesueshme, duke thyer plot gjashtë rekorde europiane për këtë grupmoshë.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ceremonia e ndarjes së medaljeve në kampionat ku po luhej edhe himni shqiptar.
“Peshëngritësja e talentuar Enkileda Carja fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj, që po zhvillohet në Madrid, duke thyer 3 rekorde europiane për të rinj, në peshën 63 kg”, – shkroi Rama në rrjetet sociale.