Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përvjetorin e 23 të çlirimit të Kosovës e kaloi duke përshkruar 5 orë në këmbë rrugën për në liqenin e Jazhinces.
Përmes disa videove të postuara në Facebook, të dielën, Haradinaj ka treguar që bashkë me dy djem dhe nipin, kanë ecur pesë orë për te Liqeni Jazhinces.
Të lidhura
None found
“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”, shkruan ai.
Haradinaj ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, zona operative e Dukagjinit, shkruan Express. Ai gjatë luftës kishte humbur vëllezër në betejë kundër Serbisë. Gjatë kësaj dite ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit.
