Në një botë të mbushur me mundësi për të udhëtuar nga një cep në tjetrin, ka disa aeroporte që konsiderohen të jenë më shumë se thjesht një pikë nisje për aventurierët. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, disa prej tyre konsiderohen si makthi i pilotëve.
Duke qenë se pistat e tyre janë të shkurtra, kushtet e klimës janë të vështira, dhe terreni i papërshtatshëm, këto aeroporte kërkojnë një nivel të lartë aftësish nga pilotët. Nëse jeni të gatshëm t’i hidhni një sy fotogalerisë së mësipërme, me siguri do të ndryshonit aeroport nëse ndonjëherë do t’iu duhej të fluturonit në këto vende.
1 – Aeroporti Lukla në Nepal. Pilotët që ulen aty kanë një guxim dhe saktësi të lartë, për shkak të pistës së shkurtër dhe terrenit të vështirë.
2 – Courchevel në Francë. Një vendpushim skish në Alpet Franceze. Fusha ajrore ka një pistë shumë të shkurtër prej vetëm 537 metrash me një pjerrësi prej 18.6%. Pothuajse përherë ka borë dhe akull, por pista mbahet e pastër në çdo rast kur lajmërohet se do të vijë avion.
3 – Ky është një aeroport në ishullin holandez të Karaibeve Saba. Aeroporti është shumë i rrezikshëm sepse pista është vetëm 400 metra e gjatë dhe njihet si brezi ajror më i shkurtër komercial në botë.
4 – Ky është aeroporti kryesor në ishullin e Karaibeve të Saint Martin, i vendosur në anën holandeze të ishullit në vendin e Sint Maarten. Aeroporti konsiderohet i rrezikshëm për shkak të vendndodhjes së tij turistike në plazh.
5 – Aeroporti Paro në Butan, për shkak të pistës së shkurtër dhe kushteve të vështira të klimës.