Përvjetori i martesës, Sara Gjordeni: Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë!

Sara Gjordeni ka ndarë një postim emocionues në Instastory, duke i kushtuar disa fjalë të ndjera partnerit të saj, këngëtarit Bardhi. Në tekstin që ka bërë publik, Sara shkruan:

“Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që më mbron, më drejton, më mbush me forcë dhe ambicie. Copeza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përjetë ëndrra që po jetojmë.”


Shtuar 11.11.2025 12:31

Tags: ,