Përveç japrakut, ja për çfarë mund t’i përdorni gjethet e rrushit

Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Ato janë tepër popullore në Shqipëri, sidomos për dashamirësit e japrakut ose dollmasë. Por këto gjethe kanë edhe përdorime të tjera mirëbërëse, të cilat jua tregojmë më poshtë!

Gjethet e rrushit, veçanërisht ato të rrushit të kuq, përdoren në mjekësinë bimore, si çaj kundër diarresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmin, dhimbjet e kokës dhe etheve.

Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara do të mjaftojnë për një kupë çaji.


Shtuar 7.07.2022 21:39