“Përtej oqeanit”, rrëfehet gazetari: Ku dyshon policia se ndodhet Ervis Martinaj, është pistë e fortë

Gazetari Poli Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të ndodhet në Amerikën Latine.

Komentet ai i bëri gjatë një interviste për mediat, ku tha se kjo është një nga pistat e hetimit të policisë dhe sipas tij dyshimet janë të forta se ai mund të jetë larguar andej.

Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine. Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike.

Kujtojmë që Ervis Martinaj është zhdukur që prej datës 7 gusht. Shumë shprehen që ai është vrarë ndërsa të tjerë besojnë që është vetëzhdukur për të marrë hak”, është shprehur ai./albeu.com/