Personazhi i njohur i showbizit trazon rrjetin, shfaqet me maskë dhe varëse miliona euro

Influencerja Kim Kardashian ka surprizuar dhe tronditur publikun në eventin prestigjioz “Academy Museum Gala”, duke u shfaqur me një fustan dhe maskë që i mbulonte të gjithë fytyrën, ndërkohë që mbante bizhuteri me vlerë miliona dollarë.

Kardashian është e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme dhe shpeshherë kontraverse në modë. Në këtë event, ajo u paraqit me një fustan Margiela me ngjyrë nude dhe një maskë që i mbulonte plotësisht fytyrën, duke tërhequr gjithë vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave.

Pamja e saj u shoqërua me bizhuteri jashtëzakonisht të shtrenjta. Disa media zbuluan se vlera e varëseve të saj, të përbëra nga diamante dhe smaragda, mund të arrinte deri në 2.5 milionë dollarë.

Kjo zgjedhje, ku fytyra ishte e fshehur, u interpretua si një mënyrë për të rikthyer fokusin te bizhuteritë dhe estetikën e saj.

Shfaqja e Kim Kardashian pati reagime të përziera: disa e lavdëruan si të guximshme dhe avangarde, ndërsa të tjerë shprehën skepticizëm për simbolikën e saj, duke e kthyer pamjen në një temë të nxehtë diskutimi.


Shtuar 20.10.2025 17:30