Përshtatën ambientin për tharje kanabisi, arrestohet gruaja, në kërkim burri (EMRI)

Finalizohet operacioni i koduar “Bratosh”, në Malësi të Madhe. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë aksionit të zhvilluar për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, është zbuluar një ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, kanabis.

Ndërkohë është arrestuar një 26-vjeçare, Vilma Vulaj ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëshortit të saj, 29-vjeç, autor i dyshuar i këtij rasti.

Nga kontrollet në ambientin në afërsi të baneses së këtyre shtetasve, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mbi 13 kilogramë bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 20.10.2023 14:04