Përsëritet historia në Vlorë, fushës së mbetjeve në mes të qytetit i vihet zjarri sërish në pikun e sezonit

Fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët.

Burime për mediat bëjnë me dije se pasditen e kësaj të enjte flakët kanë “kapluar” fushën e mbetjeve dhe si pasojë i gjithë qyteti është mbuluar nga një re e tendyr tymi.

Djegia e mbeturinave urbane është kthyer në një histori të ripërsëritur disa herë në qytetin e Vlorës. Sërish, në pikun e sezonit turistik veror, flakët kanë përfshirë këtë zonë dhe si pasojë tymi toksik është përhapur në të gjithë qytetin, i cili muajt e verës është edhe “shtëpia” e mijëra turistëve.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte në muajin qershor, një situatë e cila alarmoi edhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Kjo histori përsëritet çdo sezon veror, të paktën vitet e fundit, kur në pikun e turizmit fushës së mbetjeve i vihet zjarri.


Shtuar 7.08.2025 16:12

Tags: ,