Përse po humbasin jetën shqiptarët në rrugë? Përgjigjet eksperti Sulçe

Siguria rrugore është kthyer në një problematikë mjaft shqetësuese për vendin tonë, pasi viktimat e aksidenteve janë në shifra tejet të larta.

27 viktima janë shënuar në më pak se 2 muaj, pra që me nisjen e Vitit të Ri.

Ai tha se në vitin 2021 pati një rritje me 11.5% të aksidenteve rrugore në krahasim me një vit më parë.

Në Faxnews ai u bëri apel drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ai po ashtu tregoi edhe akset më problematike në vend, si rruga që të çon në Shkodër dhe Korçë.

Për se po humbasin jetën shqiptarët në rrugë?

“Ne e kemi parë edhe vitin e kaluar se numri i aksidenteve në vend që të ulej nuk ndoshi. Në vitin 2011 kishte 11.5 përqind rritje në krahasim me vitin 2020 në lidhje me aksidentet. Nuk u arrit ulja 50%. Mendoj që elementët që ndikojnë janë: kultura e dobët e përdoruesve të rrugës në raport me ndarjen e rrugës. Duhet ndarë në mënyrë paqësore se është e përbashkët. Pastaj elementi i dytë është mosmenaxhimi i trafikut” u shpreh ai.

Po infrastruktura dhe mungesa e sinjalistikës sa ndikojnë në numrin e lartë të aksidenteve?

“Këto janë, sidomos në rrugët e banuara. Një element në qendrat e mëdha urbane është sinjalistika e shndritshme që fillon e pulson. Duhet caktuar me ligj se me ardhjen në kryqzim duhet të ndalosh pak sekonda dhe të vazhdosh lëvizjen në rastet kur semafori pulson. Në rrugët interurbane kryesore ka probleme me daljet dhe hyrjet, nuk janë në përputhje me VKM e vitit 2015 që është një rregullore për standartin e rrugës. Ndërsa rrugët interurbane dytësore kanë problematikën e vet, qoftë në bankina edhe në hyrje dhe dalje. Janë pika të zeza plus me kulturën e ulët të shoferëve”- shtoi eksperti.

Akset më problematike në vend?

“Fushëkruja deri në Shkodër është për shkak se ka një ttafik të rënduar, mungojnë trekëndëshat e dukshmërisë. Edhe rruga që shkon për në Korçë. Këto duhet të ishin në fokus të qeverisë”- shtoi ndër të tjera ai./albeu.com/


Shtuar 13.02.2022 13:27