Përse e donte Arbanën në film? Ed Grishaj i thotë të gjitha: Bëri edhe audicione!

Këtë të enjte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte i ftuar Eduart Grishaj dhe Angela Halili, të cilët folën për xhirimet dhe premierën e filmit Sofia. Përpos historisë që vetë filmi ka, kastit të aktorëve të përzgjedhur me shumë kujdes, detaji që ra në sy ishte Arbana Osmani si producente dhe aktore në këtë film të regjisorit.

Ermali e pyet gjatë bisedës në studio se si është të kesh producente bashkëshorten tënde. Eduarti u përgjigj se të punosh me Arbanën është komoditet madje nënvizoi se në momentet që është i ngarkuar i përfshin edhe të tjerët tek punët e tij, duke ndarë detyrat dhe përgjegjësitë.

Ndërkohë sa i takon rolit të saj si gazetare në film, Edi tha se, si të gjithë aktorët e tjerë të cilët kaluan audicionet, edhe Arbana bëri audicion. Dëshironte të ishte pjesë e filmit sepse i rrinte shumë mirë një gazetare për të shkuar tek pjesa e shkëputur e historisë në film, por edhe sepse Arbana është një nga gazetaret më të dashura në tregun mediatik shqiptar.

“Kisha shumë nevojë për prezencën e saj në film që aktori Abri shkon i kërkon një nder për të gjet një të afërm të Sofisë. Edhe nëse nuk do të ishte bashkëshortja ime, unë do ia kërkoja Arbanës që ta luante këtë rol sepse ishte si një urë që më lidhte mua ngjarjet. Por Arbana kaloi dhe audicionin dhe ne ishim të suksesshëm bashkë. Pastaj kalon dhe tek ajo që thatë ju që mund të jetë një njeri që ka influencë dhe mund të sjellë njerëzit që ta shohin.”

Ndërkohë Angela Halili ishte një zbulim i bukur. Ajo kishte pranuar ofertën e Eduartit vetëm që të mësonte gjuhën shqipe. Aktorja vjen për herë të parë në Shqipëri pas 24 vitesh, pasi jeton në Amerikë.

“Kena fol dhe kam çuar videot, kemi fol për rolin dhe kur mësova që do të vija kam qenë shumë e lumtur. Dhe doja me fol shqip dhe e di se shqipen nuk e flas mirë por e dua”, tha Angela.

Ndërkohë për vetë regjisorin ka qenë një kohë me plot punë e pa gjumë, madje e presin po kështu edhe në ditët në vijim sepse filmi do të jetë në çdo kinema brenda dhe jashtë vendit, ndërsa pret që të filloj Big Brother dhe Festivali i Këngës. Ermali e pyet nëse i shkruajnë që t’i bëj pjesë të projekteve të tij dhe Edi tregoi se po i shkruajnë dhe ai i sheh me shumë vëmendje dhe kur ka mundësi i jep një dorë të rinjve që duan të punojnë.

“Ka dhe njërëz që thonë që kemi qef me u fut tek projektet që ti bën dhe ta them siqerisht që unë i shikoj, i lexoj. Për t’i fut në Festival unë nuk e kam tagrin, por këtë që thonë më fut te filmi apo Big Brother janë shumë të ri që mendoj nëse janë të talentuar dhe me një kurajo shumë të madhe shkruajnë dhe përgjatë gjithë karrierës sime jam munduar që të rinjtë t’i mbështes, sepse edhe unë kur kam ardh në fillim kam pas nevojë që mua dikush të ma dëgjoj fjalën dhe mua dikush të ma japë mundësinë. Sa herë që më është dhënë mundësia ia kam dhënë dorën dikujt për aq sa unë kam pas mundësi”.

Shtuar 3.11.2022 18:40