Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranë, Anuela Ristani, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi dhe të nënkryetares Sara Goxhaj, dy njerëzve më të besuar të Erion Veliajt.
Siç shihet edhe në dokumentet e mëposhtme, shkresat mbajnë datën 20 Mars dhe janë firmosur nga Anuela Ristani.
Në vend të Alban Dokushit, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Jonida Halili. Këto ndryshime u raportuan që një ditë më parë nga mediat, të cilat ishin urdhëruar nga Edi Rama, pas përplasjeve që pati në Bashkinë e Tiranës me Dokushin dhe Goxhaj.
Alban Dokushi, është një nga njerëzit më të afërt të Erion Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.
Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.
Pas arrestimit të Erion Veliajt në media, u raportua se ai ishte caktuar administrator për punët e Bashkisë, teksa tre ditë më parë (18 Mars) ai dëshmoi edhe në SPAK në lidhje me takimet në qeli që ka bërë me kryebashkiakun.

Në një reagim ditën e djeshme, Anuela Ristani, e mohonte se ishte e besuara e Edi Ramës në Bashki, madje mohonte dhe sherrin, por me vendim e sotëm konfirmoi të kundërtën dhe nxorri veten mashtruese.
“Vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh”, ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, thuhej në mesazhin e Anueal Ristanit.
Kujtojmë se gjatë kësaj periudhë që Erion Veliaj ka qenë në qeli, Edi Rama ka shkuar disa herë në Bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takime me stafin, teksa ka bërë një miting në sheshin “Skënderbej” dhe me të gjithë punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj.
Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama, deklaroi se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, edhe pse kjo cënon hapur pavarësinë e institucioneve vendore.
“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është një goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie. Do të takoj të gjithë drejtorët e përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të institucioneve”, – ka deklaruar Rama.
Pas vendimeve të sotme, konfirmohet edhe një herë se Edi Rama është “de facto” edhe kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa Veliajt nuk i ka mbetur më asnjë pushtet politik.