Bay T ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj Drilon Ramës, duke adresuar komentet dhe zhvillimet që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale së fundmi.
Në një postim në Instagram, Bay T shprehet se nuk është tipi që merret me drama publike, por është ndjerë e detyruar të ndërhyjë pas shumë mesazheve që ka marrë nga ndjekësit.
Ajo rrëfen se gjatë kohës së marrëdhënies me Drilonin ka qëndruar në heshtje edhe kur ka mësuar për tradhtinë apo lidhjet paralele të tij. “Kam besuar sinqerisht në çdo fjalë, në çdo ‘pëlqim’ tëndin… edhe kur mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht, nuk reagova”, shkruan ajo.
Por çfarë e bëri të ndryshojë qëndrim? Sipas Bay T, komentet publike të Drilonit dhe tentativa për ta “ulur” publikisht si femër ishin pika e fundit. “Keqpërdore mirësinë time – por unë kurrë s’kam me e ul veten në nivelin tënd”, thekson ajo, duke shtuar se jeton me kokën lart dhe zemrën e pastër.