Përplasje me armë në Florida, dy të vdekur dhe 18 të plagosur

Në Tampa të Floridas, dy persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën pas një përleshjeje me armë zjarri mes dy grupeve.

Sipas kreut të departamentit të policisë së qytetit, Lee Bercaw, sherri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, kur lokalet po mbylleshin dhe qindra njerëz ishin ende brenda tyre.

Përleshja mes dy grupeve ka ndodhur në një zonë me disa lokale dhe klube dhe në atë moment kanë qenë të pranishëm një numër i madh personash. Hetuesit po hetojnë arsyen që solli përplasjen mes grupeve.

Të shtënat pasojnë vetëm disa ditë në Leëiston, Maine, ku 18 persona mbetën të vrarë.

Pas masakrës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje “republikanëve në Kongres të respektojnë detyrimin e tyre për të garantuar sigurinë e popullit amerikan” dhe siguroi se ai do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë e tij “për t’i dhënë fund epidemisë së masakrave”.


Shtuar 29.10.2023 16:22