Përplasje fizike mes disa personave në Vlorë, ndërhyn policia

Mesditën e kësaj të marte, një konflikt ka ndodhur te rruga “Gjergj Araniti” në Vlorë.

Disa persona janë përfshirë në një sherr të çastit.

Më pas situata ka agravuar në fjalë banale, deri në përplasje fizike.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë, të cilët kanë mbërritur në kohë duke parandaluar përshkallzimin e konfliktit.


Shtuar 16.07.2024 15:04