Përplasje e fortë në Kuvend/ Bardhi-Braçes: Kujt i thua ordiner ti, o palaço?

Në seancën e sotme parlamentare, deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës, kanë debatuar me tone të larta

Gazment Bardhi, u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut.

Deputeti i PS Erion Braçe, u shpreh se kreu i KLSH ka raportuar për disa herë në Komisionin e Ekonomisë, dhe se anëtarët e PD nuk i kanë bërë asnjë pyetje.

Braçe:Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner”.

Më pas Bardhi ka replikuar nga vendi dhe pa mikrofon, ku me tone të larta i është drejtuar Braçes duke i thënë “palaço”.

Bardhi:Kur shkel Kushtetutën, palaço je”.

Gazment Bardhi e akuzoi Erion Braçen për gjuhë jo të hijshme. Sakaq, socialisti mohoi që të kishte fyer demokratin, por më pas iu drejtua me fjalën legen.

Bardhi:Kujt i thua ordiner ti”?

Braçe:Nuk i thashë as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen”!


Shtuar 25.07.2024 12:12