Përplasja me armë në Peshkopi, arrestohet pas një muaji Indrit Belba, ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes

Policia e Peshkopisë ka arrestuar ditën e sotme Indrit Belbën, i shpallur në kërkim prej qershorit. Belba akuzohet për “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje të autorit të krimit” lidhur me përplasjen me armë që ndodhi më 6 qershor.

23-vjeçari, Indrit Belba largoi me makinë 33-vjeçarin Ardi Aldedja, pasi ky i fundit tentoi të vriste me armë një person, pas një sherri banal.

“Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi akuzohet se më datë 06.06.2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI

Dibër

Largoi nga vendngjarja një 33-vjeçar, që kreu një tentativë vrasjeje, si dhe nuk kallëzoi këtë krim, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim.

Në vijim të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Dibër, vunë në pranga shtetasin I. B., 23 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi akuzohet se më datë 06.06.2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/ 


Shtuar 29.08.2023 13:07