Përplasja me armë në berberhanen e Lezhës, zbardhen emrat tre atentatorëve/ Si nisi konflikti mes kushërinjve Nikulaj dhe autorëve gjatë verës

Janë zbardhur emrat e tre autorëve të atentatit në Rrilë të Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se shënjestër ishte 21-vjeçarit Merando Nikulaj dhe ku mnbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.

Burime bëjnë me dije se autorët janë: Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka.

Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij, kanë pasur një konflikt në verë me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta.

Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.

Policia njoftoi sot se në lidhje me ngjarjen ka ndaluar efektivin Besart Kovaçi, 24 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi i është përgjigjur me armë autorëve.

Blutë njoftuan se nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka dhe Meandro Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim, të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

ne perditesim…


Shtuar 2.02.2026 21:49