Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Masoud Pezheskian si edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Presidenti iranian nga ana e tij ka thënë se Teherani nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore dhe se është gati të ofrojë garanci për organizatat ndërkombëtare kompetente.
Në komunikimin e tij me Netanyahun, Putin i tha kryeministrit izraelit se çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike.