Përplasja fizike Noka-Shehaj, Baçi: Bëri mirë që kërkoi interpelance me Ballukun, kjo është opozitë

Deputeti i PD, Luan Baçi, ka komentuar përplasjen fizzike mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputetit të PD Flamur Noka në Parlament.

Baçi e vlerësoi kërkesën e Shehajt për interpelancë me ministren Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një veprim opozitar.

Gjithashtu, ai theksoi se në opozitë ka pasur gjithnjë elementë që kanë pasur mënyrat e tyre të të bërit opozitë, por këta të fundit nuk mund të “merren me zor” dhe “t’u imponohet axhenda” e PD.

“Shumë mirë bëri Shehaj që kërkoi interpelancë me Ballukun. Kjo ishte opozitë. Ai bën opozitë në mënyrën e tij. Ka opozitarë që kanë mënyrat e tyre dhe ne nuk mund të marrim me zor të imponojmë axhendën tonë opozitare”, u shpreh Baçi.


Shtuar 24.12.2024 17:08