Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përpalasjen fizike të ndodhur në një qendër votimi në Zvezdë të Maliqit mes deputetit demokrat Edmond Spaho dhe një qytetari.
Spaho ka qenë mjaft i irrituar, ndërsa ka tërhequr nga krahu personin tjetër
Kujtojmë që në Maliq javën e fundit ka patur mjaft tension, pasi Spaho ka akuzuar kandidatin e majtë për blerje votash. Një prej qytetarëve të përfshirë në sherr ka deklaruar për mediet se është tërhequr zvarrë nga Spaho i cili e kishte pyetur përse rrinte në rradhë.
Sipas tij Spaho e tërhoqi vetëm e vetëm se ai po priste radhën për të votuar.
“Vjen Edmond Spaho na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë, mua dhe ca të tjerë. Na thoshte pse rrini këtu, ndërsa ne rrinim këtu në rradhë për të votuar. Çfarë duan deputetët që vijnë këtu dhe na kërcënojnë. Më hoqi zvarrë. Unë quhem Mondi, na turpëroi edhe emrin”- u shpreh qytetari./albeu.com/