Përplasja fatale e dy trenave në Greqi, dalin pamjet para tragjedisë, pasagjerët asnjë ide për “ferrin” që i priste

Mediet greke kanë publikuar foto nga moment i fundit para aksidenti tragjik që i mori jetën 57 pasagjerëve në Larisa të Greqisë, 5 prej tyre shqiptarë.

Fotoja në fjalë është shkrepur para momentit të përplasjes së dy trenvae. Pasagjerët në foto ndodhen te vagoni i tretë i trenit. Siç duket edhe nga pamjet vagoni është mbushur plot me pasagjerë, të ulur në vendet e tyre pa asnjë paralajmërim për atë që do të pasojë.

Fotoja është shkrepur celulari i një pasagjeri të ri, i cili kishte zbritur nga treni para aksidentit.

Ndërkohë kërkimet për të mbiujetuar në terren kanë hyrë në fazën përfundimtare. Kërkimet pritet të përfundojnë rreth mesditës sot. Sakaq 56 pasagjerë rezultojnë të zhdukur, shpresat për t’i gjetur janë të pakt.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e quajti përplasjen e trenit të pasagjerëve dhe një treni mallrash “një aksident të tmerrshëm hekurudhor pa precedent në vendin tonë” dhe u zotua për një hetim të plotë dhe të pavarur.

Ai tha se duket se përplasja ishte “kryesisht për shkak të një gabimi tragjik njerëzor”, por nuk dha hollësi.

Autoritetet greke arrestuan drejtuesin e stacionit të trenit në qytetin e Larisës. Ata nuk e publikuan emrin e këtij personi apo arsyen e arrestimit, por drejtuesi i stacionit është përgjegjës për trafikun hekurudhor në atë pjesë të shinave.
Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut. Shumë prej udhëtarëve ishin studentë që ktheheshin nga festimet e karnavaleve./albeu.com.


Shtuar 3.03.2023 10:27