Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka dalë nga spitali i Vlorës me pranga në duar për të shkuar drejt Gjykatës së Vlorës, pasi ai përplasi për vdekje 17-vjeçarin Eljo Hamiti.
Ai është shoqëruar nga efektivë policie të cilët e kanë çuar në drejtim të gjykatës së Shkallës së parë ku pritet që t’i komunikohet masa e arrestit me burg.