Gjykata e Selanikut, e ka dënuar me 16.6 vite burg 27 vjeçarin shqiptar që përplasi për vdekje me makinë studenten 21 vjeçare greke në nëntor të vitit të kaluar.
Drejtuesi i mjetit u shpall fajtor për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen e këmbësores.
Nëna e viktimës foli pas vendimit, duke e konsideruar si vendosje të drejtësisë.
“Sot Emmanuela u shfajësua. Vrasësi u dënua me 16.5 vjet burg. Drejtësia bëri atë që duhej të bënte”, theksoi Kelly Kampaki.
Nëna e Emës, sa i përket deklaratës së shqiptarit tha se “Ishte gënjeshtër. Ai tha prapë se ajo doli papritur në rrugë, jo se po ecte me shpejtësi. Pas pak do të na kërkojë të rregullojmë makinën që i kemi dëmtuar dhe do të na dërgojë faturën”, u shpreh me ironi.