Përplasi për vdekje këmbësorin në Durrës, makina përfundoi në kanal

Mbrëmjen e sotme (30 dhjetor) është regjistruar një aksident tragjik në Durrës. Në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 30.12.2023 20:10