Përplasi për vdekje fëmijën, autori ish-shef i komisariatit të Himarës (EMRI)

Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5 vjeç në plazhin e Potamit është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.

Asokohe, prokurori i çështjes Maksim Sota, (i arrestuar për korrupsion nga SPAK-u në korrik 2021 në kuadër të operacionit “Shpirti”, pretendoi se Tase në detyrën e shefit te Komisariatit të Himarës dhe shefin e krimeve Artur Veshaj me anë të veprimeve dhe mosveprimeve kishin lejuar kultivimin e lëndëve narkotike në territorin që administronin.

Në vendimin përfundimtar në ngarkim të tij, Gjykata e Vlorës çmoi se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme e lidhnin Tasen direkt apo indirekt ke trafikun apo kultivimin e lëndëve narkotike.

Arjan Tase kishte kërkuar me herët gjykim të shqyrtuar dhe gjykimi ndaj tij ka përfunduar veçmas 40 të dyshuarve të tjerë të ndaluar nga operacioni. Në pretencën e prokurorit Arjan Xhaferraj, theksohej ndër të tjera se nga përgjimet telefonike dhe ambientale nuk ka prova, të cilat të faktojnë shpërdorimin e detyrës.

Tase është një prej 6 efektiveve të Policisë të përfshirë në dosje. Ai aktualisht mban detyrën e shefit të SPZve në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit në Vlorë vendosi rikthimin e tij në detyrë pak muaj më parë.

42 persona u arrestuan në operacionin e Policisë më 14 dhjetor 2020 ku nën akuzë ishin edhe katër efektive policie, mes tyre edhe Arjan tase.

Në janar 2021 për Arjan Tase dhe Artur Veshaj më këtë të fundit shef krimesh në Himarë, Gjykata e Apelit rrezoi masën detyrim paraqitje dhe rikthim ne detyrim, ndërsa tashme Tase ka fituar edhe pafajësinë.

Njoftim policie

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kjo nuk është hera e parë gjatë kësaj periudhe që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese. Para pak ditsh në Jalë u aksidentua rëndë një çift dhe disa ditë më vonë, një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

vijon…/albeu.com