Përplasi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari që drejtonte mjetin pa patentë

Është arrestuar 17-vjecari Elio Rr i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit ne Sarande.

17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Viktima mbetën dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano.

Ata u përplasën nga “Benzi” që drejtohej nga  17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.

Dy adoleshentët që ishin në makinë mbetën të plagosur.

Lidhur me këtë aksident tragjik reagoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku njoftoi pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu./Albeu.com.


Shtuar 24.08.2023 15:33