Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ditën e djeshme, teksa sot ka rënë në pranga shoferi.
Ky i fundit përplasi 35-vjeçaren Matilda Salla, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital.