Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt.
Sipas AMP-së, gjatë drejtimit të mjetit, polici ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku si pasojë është dëmtuar shtetasja P.K. Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë ishte në gjendje të dehur, me një nivel prej 0.94 mg/l. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
