Përplasi me makinë një person, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 22-vjeçar në Tiranë. Mësohet se i riu ka përplasur me automjetin e tij një person i cili lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore arrestoi shtetasin A. B., 22 vjeç, në rrugën “Ferit Xhajko”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. F., që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


Shtuar 25.06.2024 17:05

Tags: