Përplasi me makinë 6 automjete në Sarandë teksa ishte në gjendje të dehur, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet si autor i dëmtimeve të të paktën 6 automjeteve të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës ku një mjet tip BMW, që drejtohej nga 20 vjeçari Antonio Dimo, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera rezultoi se është 20 vjeçari Antonino Dimo, i cili banon familjarisht në Sarandë, që nën efektin e pijeve alkolike, ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderieshme materiale.

Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20 vjeçarit Antonino Dimo njëherazi është gjobitur edhe me 170 mijë lekë.


Shtuar 27.07.2024 20:03