Të paktën 20 persona u vranë dhe të paktën 14 u plagosën pasi një autobus u përplas në Kolumbi të shtunën.
Mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin që lidh qytetet Pasto dhe Cali, ku janë plagosur edhe 14 persona, ku mes tyre ka edhe të mitur. Sipas raportimeve të para mjeti është përmbysur dhe ka rënë në humnerë. Sipas policisë lokale, shkak mund të jetë një dështim në sistemin e frenimit të autobusit.
Autobusi po udhëtonte midis qytetit port Tumaco dhe Cali, 320 km në veri-lindje, kur ndodhi tragjedia. Në mesin e të plagosurve ishte një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë vetëm 8 vjeç.
Një raport paraprak sugjeroi se shoferi mund të ketë humbur kontrollin pasi doli nga një kthesë në një zonë me mjegull.